Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

Berisha akuza të forta Irena Gjoka: Ti llum gjykatëse, e ke quajtur ndonjëherë veten Irena Spata?

Nga A2 CNN
1 Mars 2024, 19:59 | Politikë

Berisha akuza të forta Irena Gjoka: Ti llum gjykatëse, e ke quajtur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të gjyqtares që po gjykon çështjen e tij, Irena Gjoka. Duke folur nga ballkoni i shtëpisë së tij, ku prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie, Berisha ka hedhur dyshime se gjyqtarja është dëbuar nga një shtet i huaj, e për pasojë ka pasur një mbiemër tjetër.

Përpara qytetarëve që ishin mbledhur poshtë shtëpisë së tij, Berisha pretendon se Irena Gjoka ka përdorur edhe mbiemrin “Spata”. Për këtë i është drejtuar me pyetje publike, e ndërsa nuk i ka kursyer as etiketimet si “hajdute ordinere, e paftyrë, pa pamoral”.

“Këtu para jush i kam shtruar një pyetje asaj turp gjykatëses, apo ti themi haptas llum gjykatëses. I kam shtruar një pyetje; a je përzënë ndonjëherë nga ndonjë vend për punëra llumi? Nuk ka kthyer përgjigje. Sonte do ta pyes në emrin tuaj dhe mbarë shqiptarëve, këtë llum gjykatëse; ke përdorur ndonjëherë mbiemrin Spata se të është dashur. Irena Spata e ke quajtur ndonjëherë veten ti? Nuk te turp ti moj, ti je një hajdute ordinere, e paftyrë, pa pamoral, pa asgjë, që mbahesh aty si skllave e krimeve tua. Sonte i them këto në emër të betejës tuaj të përnatshme”, tha Berisha.

A2 CNN Livestream

A2 Business