Denoncon cenimin e procesit nga PS, PD kërkon vëzhgim të zgjeruar nga OSBE/ODIHR

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2024, 20:39 | Politikë

Denoncon cenimin e procesit nga PS, PD kërkon vëzhgim të zgjeruar

Në një takim me misionin e OSBE/ODIHR dhe Asamblenë Parlamentare të OSBE në selinë e Partisë Demokratike, drejtuesit e PD-së theksuan shqetësimin për përpjekjet e qeverisë për të minuar opozitën.

Gjithashtu, u ngritën shqetësime për ndjekjen politike të drejtuesve dhe deputetëve të opozitës, vetëm pesë muaj para zgjedhjeve.

PD kritikoi bllokimin e reformës zgjedhore nga mazhoranca, pengesat për votën e emigrantëve dhe kontrollet politike mbi institucionet kryesore zgjedhore dhe gjyqësore.

Në përfundim, PD kërkoi një mision monitorimi të zgjeruar nga OSBE për zgjedhjet e ardhshme, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për të siguruar standarde demokratike dhe për të garantuar zgjedhje të ndershme në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos