Deputetët e opozitës bllokojnë derën e Komisionit të Sigurisë

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2023, 14:18 | Politikë

Deputetët e opozitës kanë bllokuar të martën derën e Komisionit të Sigurisë. Lefter Gështenja, Asllan Dogjani dhe Isuf Çela nuk kanë lejuar kolegët socialistë që të hyjnë në sallën e komisionit.

Ka pasur debate mes demokratëve dhe socialistëve në hyrjen e Komisionit të Sigurisë, me socialistët që i kanë kërkuar kolegëve opozitarë që për komisionet hetimore t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Demokratët janë përgjigjur që kjo gjykatë është e kapur nga Edi Rama dhe vendimi do të jetë kundër tyre.

Në hyrje të Komisionit të Sigurisë ka edhe prani të Gardës, por që nuk ka ndërhyrë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos