Deputetja e PD kërkoi seancë dëgjimore me ministrat për Sigurinë në Shkolla, socialistët braktisin mbledhjen

Nga A2 CNN
21 Janar 2025, 13:52 | Politikë

Deputetja e PD kërkoi seancë dëgjimore me ministrat për

Kryetarja e Komisionit të Edukimit, Ina Zhupa, ka kërkuar që të mbahet seanca dëgjimore me Ministrin e Brendshëm dhe me Ministren e Arsimit për Çështjen e Sigurisë në Shkolla, pas dëgjesave që janë kryer me prindërit dhe paketa e masave që qeveria do ndërmerrte.

Sipas A2 CNN, Zhupa u shpreh se “për këtë Komision ka shumë rëndësi siguria në shkolla dhe është prioritet jeta dhe shëndeti i fëmijëve. Ndaj ministrat kanë për detyrë të lënë fushatat elektorale ku janë drejtues politik edhe të vijnë të përgjigjen siç e kërkon rregullorja e Kuvendit”.

Pas një debati për kohën që po përdorej si pretekst nga socialistët, kryetarja Zhupa u shpreh se janë të gatshëm t’i presin ministrat në datën që ata e kanë mundësinë nga sot deri në fund të shkurtit, shkruan A2 CNN.

Por kjo situatë solli pakënaqësi te socialistët, të cilët u larguan nga Salla e Komisionit, pa marrë një vendim për këtë çështje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos