Dosja Partizani, Argita Malltezi: Berisha e Malltezi janë të burgosur politikë. SPAK falsifikoi të vërtetën

Nga A2 CNN
24 Maj 2024, 12:30 | Politikë

Dosja Partizani, Argita Malltezi: Berisha e Malltezi janë të burgosur

E gjithë dosja ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezin është e montuar politikisht. Kështu u shpreh Argita Malltezi në një konferencë për mediat, duke ngritur akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme. Sipas saj, Berisha e Malltezi janë të burgosur politikë, sipas përkufizimeve të akteve ndërkombëtare

“E gjithë dosja përfshirë dhe veprimet e fundit tregon që kjo dosje është e montuar politikisht që Berisha e Malltezi janë të burgosur politikë, sipas përkufizimeve të akteve ndërkombëtare. Është një hetim që ka zgjatur prej 4 vitesh dhe është intensifikuar nga urdhrat politikë të Ramës, siç provohet nga dokumentet e dosjes. Sa herë Rama në Asamble e Kongres të PS-së ka kërkuar që SPAK të veprojë ndaj Sali Berishës prokurorët politikë Kraja, Millonai kanë intensifikuar veprimet e tyre. Deri tani, është provuar me dokumente të pakontestueshme se dy janë personat që kanë konsumuar vepra penale; Taulant Balla për kallëzim të rremë e Edi Rama për dëm 320 mijë euro ndaj shtetit. SPAK nuk procedon asnjë prej tyre”.

Ajo akuzon prokurorët e SPAK për falsifikim të së vërtetës për dosjen Partizani dhe veprim politik.

“Çfarë tregon dosja prej 20 volumesh e dorëzuar më 23 tetor në gjykatë? SPAK është hedhur nga dega në degë me urdhër politik dhe për plotësimin e orekseve politike të Edi Ramës. Tregon veprimin politik të SPAK dhe vepra penale të konsumuar nga prokurorët Kraja, Dumani e Millonai. Nisën hetim ndaj Berishës e Malltezit me dyshimin se toka ishte e shpronësuar. Ata i paraqitën gjyqtares vetëm ato dokumente që dëshironin dhe gjyqtarja vendosi në bazë të tyre sipas kërkesës së SPAK që kjo ishte një nga bazat. Ata e kanë ditur në atë kohë, por falsifikuan të vërtetën. Kanë thënë që nga zona sportive në zonë banimi e bëri Berisha. Këtu falsifikimi është edhe më i rëndë. Ndryshimin e destinacionit e bëri Edi Rama në maj të 2006 pa kërkesën e pronarëve të pronës. Në dosje ka qenë edhe vendimi i KRT-së në bazë të së cilës ndryshohej destinacioni nga zona me qëllime sportive në zona banimi”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani