Një grup aktivistësh që kërkojnë nga politika shqiptare të mundësojë votën e diasporës protestuan edhe gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama në Milano.
Aktivistët, të cilët prej muajsh tashmë kanë nisur fushatën #duatëvotoj2025, arritën të depërtonin edhe brenda pallatit të sportit në Milano. Teksa kreu i qeverisë ishte duke folur para emigrantëve, ata arritën që të shpalosnin banderolën me kërkesën e qartë: votën e diasporës.
Menjëherë kanë ndërhyrë punonjësit e sigurisë, duke hequr banderolën dhe duke nxjerrë jashtë aktivistët.
(A2 Televizion)