Kaosi në Kuvend, Begaj: Opozita s'duhet të sillet në atë mënyrë! Sot është dita e bashkimit dhe politika të veprojë si e tillë

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2023, 12:16 | Politikë

Pas më shumë se 3 seancave parlamentare që janë karakterizuar nga kaosi, presidenti Bajram Begaj ka reaguar duke bërë thirrje për dialog. Ai u shfaq kritik me qëndrimin e deritanishëm të opozitës, duke theksuar se “nuk duhet të sillet në atë mënyrë”.

Duke folur jashtë Samitit të Diasporës, Begaj tha se sot është dita e bashkimit dhe politika duhet të sillet si e tillë në Kuvend. 

“Sot është dita e bashkimit dhe politikanët të sillet si e tillë! Parlamenti është vendi ku duhet të debatohen ide, programe dhe nuk duhet të sillen në atë mënyrë. A kam bërë përpjekje për t’i thirrur për dialog? Patjetër në çdo fjalë timen drejtuar Kuvendit është shprehur një mesazh i tillë”, tha Begaj.

Opozita ka paralajmëruar sërish bojkot, madje deri në grevë urie deri në pranimin e kërkesave të tyre që janë ngritja e 3 komisioneve hetimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos