Këmbëngul në propozimet e tyre, Basha: Zhbëjnë kushtetutën 2008, garantojnë zgjedhje të lira

Nga Anesti Barjamemaj
3 Mars 2024, 14:49 | Politikë

Këmbëngul në propozimet e tyre, Basha: Zhbëjnë

Nga Kuvendi zgjedhor i degës së Lezhës, Lulzim Basha deklaroi se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga nismat e tyre për Reformën Zgjedhore.

“Lista të hapura, votim elektronik, barazi e votës dhe vota e diasporës”.

Teksa Sali Berisha bën thirrje për qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe rotacion pushteti, Lulzim Basha beson se garancia vjen me miratimin e amendamenteve të tyre, pasi qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin deputetët. Ato thotë Basha zhbëjnë ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2008.

“Propozimi për listat e hapura nuk është një manovër politike apo partiake, është zotimi ynë që parlamenti të mos jetë më një konstelacion i atyre që vijnë nga listat e mbyllura të përcaktuara nga kryetarët e partive sipas formulës kushtetuese të2008-ës. Që ishte dhe fillimi i fundit të Republikës së parë pluraliste në Shqipëri dhe që sot është kthyer në një pronë private të Edi Ramës dhe të çirakëve të tij në qeveri”.

Por çfarë nënkupton Basha me zhbërje të kushtetutës 2008?.

“Si ta zhbëjmë, si ta mundësojmë që nesër një tjetër kryeministër të mos përsërisë gjëmat? T’u kthejmë qytetarëve atë që u morëm”. Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare u shpreh se forca politike që ai drejton do të ringrihet dhe do të nxjerrë vendin nga zymtësia ku është zhytur. Sipas tij bërthama që ka mbetur në Partinë Demokratike zyrtare është shpresa e shqiptarëve.

“Le t’i hedhim sytë sot në Lezhë dhe e kuptojmë se sa e rëndë është barra e pritshmërisë, sa e madhe është kërkesa që PD të ngrihet në nivelin e shpresës për ndryshim”.

E ndërkohë demokratët janë të ndarë në dy kampe dhe as drejtësia nuk po i ndihmon të gjejnë rrugën e tyre. 3 Marsi shënon një vit nga dita kur Gjykata e Apelit nuk e zgjidhi, por e ktheu për shqyrtim në shkallën e parë çështjen e drejtimit të Partisë Demokratike. Vetëm pak kohë më parë Gjykata e Lartë e quajti të gabuar vendimin e Apelit duke i kërkuar që çështjen ta shqyrtojë ai, por ndërkohë vetë shkalla e parë e gjyqësorit po zvarrit zbardhjen e këtij vendimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos