Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 89%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 11%
  • Lodhja fizike 0%

Kërkohet Rama dëshmitar, nis punën komisioni hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS

Nga A2 CNN
2 Prill 2024, 18:39 | Politikë

Komisioni hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS ngriti siparin. Kryetari i komisionit, demokrati Ervin Salianji prezantoi dhe planin e hetimit 6-mujor, ndërsa nënkryetari Toni Gogu, i Partisë Socialiste, nënvizoi mungesën e provave në pretendimet e opozitës.

“Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparence të plotë”, u shpreh kreu i komisionit hetimor TIMS, Ervin Salianji.

“Përveç dy fakteve, që një është referimi i AMP në Prokurori dhe një vizitë të të ngarkuarit me punë në ministri, të gjitha ngjarjet janë ajo historia që ne kemi dëgjuar që nga dita një”, tha nwnkryetari Gogu.

Opozitarët kishin gati dhe listën e dëshmitarëve që do të thirren në komision, ku në krye të renditjes ishte Kryeministri Edi Rama.

“Do thirren për të dëshmuar Edi Rama, Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku”, deklaroi Salianji.

Leximi i emrave të dëshmitareve shtyu Gogun të bënte një ngacmim, duke u sugjeruar kolegëve një shtesë në listën e dëshmitarëve.

 “Shtoni dhe Gazment Bardhin, se ai ka dijeni...”, theksoi Gogu.

Pas gati dy orësh diskutime, komisioni hetimor mbylli punimet, por pa caktuar ekspertët që do të ndihmojnë në hetimin 6 mujor për ndërhyrjet në sistemin TIMS.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli