Kishin armë në Kuvend? Garda mohon pretendimin e Berishës: Akuzë krejtësisht e pavërtetë

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2023, 14:44 | Politikë

Kishin armë në Kuvend? Garda mohon pretendimin e Berishës:

Garda e Republikës i ka mohuar akuzat e ish-kryeministrit, Sali Berisha se punonjës të saj kanë pasur armë në sallën e parlamentit. Me anë të një reagimi për mediat, Garda thotë se një pretendim i tillë i Berishës është krejtësisht e pavërtetë.

“Lidhur me pretendimin e disa deputetëve të opozitës, se punonjës të Gardës në seancën parlamentare kanë qenë me armë në sallë, Garda e Republikës sqaron se: Ky pretendim është tërësisht i pavërtetë. Asnjë prej punonjësve të Gardës së Republikës, siç parashikon baza ligjore në fuqi, nuk ka qenë i pajisur me armë zjarri brenda sallës ku zhvillohen punimet. Garda e Republikës mbetet e vendosur të ushtrojë gjithë përgjegjësitë dhe detyrat e ngarkuara, në funksion të garantimit të ligjit”, thuhet në reagim.

Ky reagim vjen pasi Berisha tha se personi që shtyu Ervin Salianjin në Kuvend, ishte i armatosur.

“Në mënyrë absolute kemi prova se personi i cili fizikisht u shty dhe u kap me Ervin Salianjin, e detyroi Ervin Salianjin ta shtynte në atë mënyrë dhe ai kishte armën. Dihej me emër, mbiemër, personi që kishte armë nën xhiletin”, tha më herët Berisha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi