Marrëveshja me Italinë, Basha: Të bëhet transparencë, Rama përzë shqiptarët dhe hap kufirin për emigrantët e paligjshëm

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2023, 14:25 | Politikë

Marrëveshja me Italinë, Basha: Të bëhet transparencë,

Gjatë një vizite te "Filipi Company" në Sanxhak, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u pyet për marrëveshjen që kryeministri Edi Rama firmosi me kryeminsitren e Italisë për një qendër pritjeje të emigrantëve në Shëngjin.

Basha kërkoi që Rama të bëjë në mënyrë urgjente transparencë për marrëveshjen e firmosur për emigrantët.

"Nga njëra anë përzë shqiptarët nga ana tjetër kërkon të marrë emigrantë të paligjshëm. Italia është një vend mik, por interesat kombëtare janë parësore, vetëm transparenca tregon nëse cenohen apo jo interesat e shqiptarëve",  u shpreh Basha.

Pas publikimit të lajmit, Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin për këtë marrëveshje.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi