Ngërçi me deklarimin e adresave, Kume: Besimplotë se në 2025 do të votojnë emigrantët, por numri do jetë i vogël

Nga A2 CNN
21 Maj 2024, 20:57 | Politikë

Eksperti për çështjet zgjedhore, Kristaq Kume, ishte i ftuar këtë të martë në studion e “Debat nga Alba Alishani” në A2 CNN për të folur në lidhje me çështjen e shumëpërfolur të votës së diasporës.

Sipas Kumes, ai pret që palët të bien dakord dhe do të votohet nga jashtë territorit të vendit në zgjedhjet e vitit 2025, por do të jenë një numër shumë i vogël shtetasish që do ta kenë këtë mundësi, rreth 20 apo 30 mijë.

“Z. Bylykbashi këmbënguli që votimi jashtë territorit të vendit duhet të jetë i hapur. Ndërkohë që, dihet që në dispozitën përkatëse të Kodit Zgjedhor që është kushti i nevojshëm adresa e vendit ku banon. Kjo gjë mund të sjellë ngërç.

Së fundmi, unë pres që palët të bien dakord dhe do të votohet nga jashtë territorit të vendit në zgjedhjet e vitit 2025, por do të jenë një numër shumë i vogël shtetasish që do ta kenë këtë mundësi, rreth 20 apo 30 mijë.

Pra, jo ashtu sic e kanë kërkuar përfaqësuesit e diasporës.  Në qoftë se kjo bëhet në 2025-s, atëherë nuk do të ketë më zgjedhje të tjera ku nuk do të mund të bëhet një gjë e tillë.

Për mua ky është një nga problemet që po konsumon shumë diskutim, është lehtë i zgjidhshëm dhe ka vullnete politike për t’i dhënë zgjidhje.”, u shpreh ndër të tjera në “Debat” në A2 CNN Kristaq Kume.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani