Partia Socialiste mban në maj zgjedhje të përgjithshme

Nga A2 CNN
17 Mars 2024, 14:54 | Politikë

Më 12 maj të këtij viti Partia Socialiste do të mbajë zgjedhje të përgjithshme. Lajmin e bëri të ditur Sekretari Organizativ i kësaj partie, Blendi Klosi pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë.

Pas rreth katër orësh bisedime në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Klosi tha para gazetarëve se sot fillon “faza e tretë e procesit të rienergjizimit të partisë.”

"Çdo organizatë në PS do të jetë me bashkëkryetar nga një zonjë dhe një burrë. Do të kemi zgjedhje të brendshme të PS-së. Më 12 maj e gjithë PS do të thirret për votimin 1 anëtar 1 votë", deklaroi ndër të tjera Klosi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos