Pasi mori vulën, Berisha mbledh Kryesinë, do merren vendime për aksionin opozitar

Nga A2 CNN
20 Qershor 2024, 16:31 | Politikë

Pasi mori vulën, Berisha mbledh Kryesinë, do merren vendime për

Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë, pas më shumë se një javë pas marrjes së vulës nga Gjykata e Apelit. Mbledhja do të zhvillohet në 24 qershor në orën 18:00.

Nga sa mësohet në rend të ditës do të kenë  pika kryesorë. Së pari, siç thuhet në njoftimin zyrtar, do të diskutohet për zhvillimet e fundit politike në vend, e ndërsa pika e dytë e rendit të ditë do të jenë diskutime dhe vendimmarrje rreth vijimit të aksionit opozitar.

Kjo mbledhje vjen pasi vula i takon tashmë Sali Berishës, si kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend, ndonëse i arrestuar me akuzën për korrupsion.  Lidhur me këtë vendim, Lulzim Basha ka njoftuar se do të bëjë rekurs. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos