Përplasje te Ministria e Brendshme, Arlind Qori dhe mbështetësit nuk lënë Adriatik Lapajn të flasë

Nga Ornela Joti
20 Janar 2025, 20:15 | Politikë

U mendua si një protestë e të rinjve, por përfundoi në një përplasje mes dy partive të reja. Arlind Qori dhe mbështetësit e tij të Lëvizjes Bashkë janë përplasur me Adriatik Lapajn, e “Shqipëria Bëhet”, para Ministrisë së Brendshme.

Në një tubim të thirrur nga partitë e vogla, ka qenë grupimi i zotit Qori ai që nuk ka lejuar Arditik Lapajn të marrë fjalën para qytetarëve të mbledhur.

Përplasja verbale mes palëve ka qenë e dukshme aq sa përfaqësuesit e Lëvizjes “Bashkë” nga protestues kundër Ministrisë, kërkuan ndihmën e policisë për të larguar Adriatik Lapajn nga tubimi.

Sipas përfaqësuesve të Arlind Qorit leja ishte marrë nga Lëvizja “Bashkë” ndaj sipas tyre Adriatik Lapaj duhej të largohej. Tubimi që u  kthye kundër organizatorëve u shoqërua me thirrjet “Poshtë komunistët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos