“Çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujtdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes”. Kështu ka deklaruar Monika Kryemadhi në një postim në Facebook teksa njofton mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të PL-së në orën 18:00.
Sipas saj meritokracia dhe mendimi ndryshe në një parti politike janë jetësore dhe opozita dhe Partia e Lirisë kanë nevojë për to. Kryemadhi thekson se ndryshimi vjen me fakte jo me fjalë
“Meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik. Sot më shumë se kurrë opozita dhe aq më shumë Partia e Lirisë kanë nevojë për to. Çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujtdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes. Të rinjtë duhet të mësojnë nga gabimet e të vjetërve jo t’i përsërisin ato. Ndryshimi vjen me fakte jo me fjalë. E drejta për t’u përmirësuar është për këdo. Sot në orën 18:00 në KDK e PL”, shprehet Kryemadhi. (A2 Televizion)