“Politika është kthyer në llum moral, verbal e veprues”, Cukali: Publiku duhet të reagojë me votë

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2024, 09:05 | Politikë

“Politika është kthyer në llum moral, verbal e

Politika shqiptare është kthyer në një llum moral, verbal dhe veprues. Kështu është shprehur drejtuesi i këshillit të Medias Koloretoi Cukali gjatë një interviste në “Dita jonë” një ditë pas përplasjes dhe gjuhës fyese në parlament mes Erion Braçes dhe Ina Zhupës. Sipas tij, kuvendi është nga institucionet më të degraduara të Shqipërisë së sotme dhe rasti i djeshëm, sipas Cukalit është i qëllimshëm për të shmangur tema të rëndësishme. Ai thekson se ku mbaron argumenti fillon dhuna.

“Ekspozon një klasë politike të degraduar dhe pa ide palët shkojnë drejt diskiminimit, gjuhës fyese kur nuk kanë ide ofrojnë spektakël banal deri dje mendoja që ajo që ndodh në Tik Tok imiton parlamentin. Parlamenti po imiton Tik Tok-un. Do të doja të jenë momente reflektimi për publikun duhet të mbajë një qëndrim. Refuzimi fillon duke mos e ndjekur më atë njeri dhe për të përfunduar në votime; ti nuk më përfaqëson mua. Supozohet të jenë ajka e kombit, jo llumi. Publiku duhet patjetër të bëjë diçka. Kjo është partia që do të na fusë në Europë. Këtu nuk mund t’i thuash të fundit kolegëve si të jesh njeri rrugësh dhe i pirë në vendin që duhet të ishte vendi më dinjitar i kombit. Po spekuloj, por është më shumë e dyta; shmangia nga interpelanca. Politika shqiptare është kthyer në llum moral, verbal dhe veprues. Është nga institucionet më të degraduara të Shqipërisë së sotme. Ekziston një qasje tribale, vulgare e njerëzve të pyllit me çomange. Kemi parë grushte e shpulla që është shumë vulgare. Në rastin konkret është qasje e qëllimshëm për të shmangur tema të rëndësishme. Kur nuk ke argument fillon dhunën. Ai duhet të ishte vendi i argumentit”.

Cukali thekson se Parlamenti po imiton Tik Tok-un, por sipas tij nuk është platforma problemi por shoqëria.

“Më shqetëson shumë ajo që ndodh në Tik Tok nuk është platforma problemi, por shoqëria. Në komunikim live në Tok Tok ndodh gjuha e urrejtjes. Mund të gjenden mekanizma për të eliminuar dhunën verbale. Duke mbyllur mjetet e komunikimit ti nuk e ndalon dhunën, se pse është bërë pjesë e shoqërisë si tek ai njeriu që do të marrë një tender që kërcënon me vdekje konkurrentin. Dhunën e pamë në parlament. Politika është kthyer në formë asgjësimi. Gjithçka është për jetë a vdekje; o unë o ti. Mbyllja e Tik Tok-ut nuk e zgjidh problemin. Problemi i agresivitetit nuk është Tik Tok është shoqëria. A ka njeri alternativë? Pas kaq vitesh nuk po na ofrohet një alternativë më e mirë?".

E vetmja zgjidhje sipas Cukalit është vota. Ai thotë se publiku duhet të mbajë një qëndrim me votë kundrejt këtyre politikanëve.

“Kemi parë që një shumicë abuzon me mekanizmat. Ne kemi ngritur një aleancë kundër gjuhës së urrejtjes nën ombrellën e Këshillit të Europës. Kemi bërë një grup rregullash, por kjo nuk i pengon. Kjo nuk është masë detyruese. E vetmja masë detyruese është kur publiku thotë boll. Kjo është masa e vetme që kjo politikë mund të kuptojë. Kemi parlamentarë që meritojnë burgun, por nuk shkojnë. Dyshoj që mund të gjejmë mekanizma për t’i bërë të sillen mirë. E vetmja është vota”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos