“Gaz Bardhi bëri revolucion te grupi parlamentar, kurse Berisha bëri lëvizje spektakolare”. Kështu u përgjigj kreu i PDK-së Nard Ndoka, kur pyet nëse u demokratizua Sali Berisha me Bardhin.
Në studion e Ditarit me Erion Dushin, Ndoka foli për problemet dhe reformimin e PD-së në vite, ndërsa Lulzim Bashën e cilësoi një të shëmtuar të Ramës.
“PD ka pasur problemet e veta, që unë kam pasur fatin t’ia them duke u larguar nga ajo parti dhe duke u bërë pjesë e lëvizjes për reformimin e PD. PD ka kaluar në një cikël ka pasur një lloj reformimi çka e soli në pushtet prej humbjes në ‘97. Pati një evolim në aspektin e demokracisë funksionale. Erdhi Lul Basha dhe vazhdoi të njëjtin stil. Luli është kopje e shëmtuar e Edi Ramës duhet ta pranojmë që nuk kishte karizmën e Ramës. Rama tallej me të në parlament nuk përballonte debatin. sot ka qasje tjetër PD. Sot është nje tjetër PD. Gaz Bardhi bëri revolucion te grupi parlamentar. Berisha bëri lëvizje spektakolare, nga një njeri i larguar nga politika aktive rikthehet dhe arrin të marrë shumicën dhe besimin e demokratëve. Rama për pushtet i shet të gjithë, vetëm Zahon mbajti”.
Duke folur për zgjedhjet në Partinë Socialiste, Ndoka tha se kjo parti ka pësuar regres që nga koha e Fatos Nanos.
“PS ka regres, pas shokut Edvin nuk flet njeri te partia. Atë që shpall armik, ai ka marrë fund te partia. Problem kur shikon që partitë politike nuk kanë demokraci. Në kohën e Fatos Nanos ka pasur një standard maksimal që e ka detyruar edhe PD-në, se këto demokratizojnë njëra-tjetrën. Kur shikon që ai e ka kthyer partinë në bunker”. (A2 Televizion)