
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me projektin turistik që parashikohet të zhvillohet në Zvërnec, mes debatit publik dhe kundërshtimeve të ngritura për këtë investim.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga një ishull turistik në Katar, duke theksuar se ai është zhvilluar nga vëllezërit Alkhayatt, bashkëpronarë të kompanisë Power International Holding, shkruan A2CNN.
Sipas kryeministrit, të njëjtët investitorë janë përfshirë edhe në projektin e planifikuar për Zvërnecin, si blerës të tokës private dhe bashkëinvestitorë.
“Ky ishull është në Katar dhe është një ndër destinacionet më të vizituara turistike të Lindjes së Mesme. E dini kush e ka zhvilluar? Dy vëllezërit Alkhayatt, pikërisht bashkëpronarët e Power Holding, blerësit e tokës private dhe bashkëinvestitorët e projektit të Zvërnecit”, shkruan Rama. (A2 Televizion)