Rienergjizimi i PS, tur me diasporën, Kuko: Zgjedhjet europiane, të tregojmë që shqiptarët janë faktorë

Nga Fjorela Beleshi
25 Prill 2024, 15:13 | Politikë

Me 12 maji kryeministri Edi Rama do të nisë takimet me diasporën shqiptare, një tur që nis me Athinën për të vijuar më pas në Milano, Mynih dhe përfundon në Londër.

Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në PS Romina Kuko tregoi për A2CNN tregon qëllimin e kësaj lëvizjeje të shefit të mazhorancës.

Takimet me shqiptarët që jetojnë në këto kryeqytete europiane përkojnë me fushatën elektorale të zgjedhjeve për parlamentin europian.

Duke konsideruar numrin e lartë të emigrantëve që jetojnë në Greqi, a po synon Edi Rama të orientojë votën e emigrantëve drejt partisë simotër në Greqi?

Romina Kuko preferon të mos e quajë një “show forcë” të Kryeministrit Ramandaj homologut grek Mitsotakis, por nuk e mohon se është një përpjekje për të evidentuar rolin e shqiptarëve si faktor, aty ku prej vitesh kanë ndërtuar jetën e tyre.

Ndërsa Rama do të tregojë që me shqiptarët që jetojnë në Europë mund të ndikojë në zgjedhjen e deputetëve të PE, kryeministri grek Mitsotakis ka përfshirë në listën e tij të zgjedhurin e Himarës, Alfredi Beleri, si një përpjekje për ta marrë nga burgu në Shqipëri, ku është dënuar për korrupsion zgjedhor në shkallë të parë e për ta dërguar në organet qendrore të Bashkimit Europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos