Socialistët kokë ulur në parlament, arrestimi i Veliajt frymëzon PD, kërkojnë “kokën e Ramës”

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2025, 22:32 | Politikë

Socialistët shkuan në seancë plenare me kokën ulur. Lajmi për arrestimin e Erion Veliajt, i kishte vënë në pozitë të vështirë.

Demokratëve u erdhi kjo situatë në favor falë aksionit të SPAK dhe në parlament u futen me një kërkesë në mendje.

Salla e seancave plenare ishte më shumë e mbushur me demokratë se sa socialistë pasi edhe rendi i ditës parashikonte diskutimeve të hapura dhe forca e kartonit ishte e panevojshme. Kësisoj, edhe ato që oshëtinë më shumë ishin akuzuat e opozitës.

Barra e debatit në emër të shumicës këtë herë i ra Elisa Spiropalit, e cila tentoi disa herë të çonte edhe seancën në mbyllje të parakohshme.

Debati i ashpër në sallë duket se theu heshtjen e një socialisti të vjetër.

Seanca e të hënës ishte pjesa e parë e debatit parlamentar për Erion Veliajn pasi i dyti pritet të jetë të enjten ku në rendin e ditës janë për votim edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos