Rienergjizimi i partisë, korrigjimi i mangësive të evidentuara në OS dhe anëtarësimet e reja, do të diskutohen në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila do të zhvillohet në mars në Durrës.
Në agjendën e siguruar nga A2 CNN, mësohet se në këtë Asamble do të miratohet udhëzimi për zgjedhjet e përgjithshme në parti, si edhe udhëzimi mbi kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të Kongresit të Partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të Njësisë Administrative.
Gjithashtu, do të ketë raportime dhe diskutime nga anëtarët e Asamblesë për zbatimin e detyrave të ngarkuara. (A2 Televizion)