Me koshat e mbeturinave plot, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka njoftuar protestën e radhës të opozitës. Takimi do jetë në orën 11:00 te Bashkia e Tiranës, me një kërkesë të vetme, dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, me akuzën se po vjedhë qytetarët.
Fokusi është te skandali i inceneratorëve, ku sipas Balliut paguahen 80 mijë dollarë në ditë, por qyteti vijon të jetë i papastruar.
Në një fletushkë që ka nisur të shpërndahen nga opozitarë, listohen disa arsye se përse Veliaj do duhet të largohet, pasi sipas tyre duke vjedhur taksat e qytetarëve e kanë lënë vendin të papastruar, e kanë shndërruar Tiranën në qytet të pajetueshëm, me çmim apartamentesh shumë të larta, dhe jo vetëm.
Kjo nuk është hera e parë që opozita po proteston kundër Veliaj, Ato janë mbledhur edhe më herët para bashkisë së Tiranës, ku nuk kanë munguar vezët e hedhur si edhe molotov në drejtim të godinës.
(A2 Televizion)