Partia Socialiste ka zbardhur emrat e anëtarëve që ka propozuar për kryetar e anëtar të Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin.
Kështu, sipas listës së publikuar për mediat, ata janë:
Erion Braçe (kryetar komisioni);
Bledi Çuçi;
Mimi Kodheli;
Pandeli Majko;
Enslemvera Zake;
Etilda Gjonaj.
Ndërkohë, sa i përket kahut tjetër, burime nga grupi parlamentar, bëjnë me dije se për këtë çështje nuk ka ende një vendimmarrje të qartë. Pritet të ketë një diskutim në mbledhjen e ardhshme të grupit.
Kujtojmë se, ngritja e këtij komisioni u miratua disa ditë më parë vetëm me votat e mazhorancës, edhe pse opozita nuk ishte dakord. Gazment Bardhi kërkoi shtyrjen e kërkesës së PS-së për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin.
Nga ana tjetër, Agron Gjekmarkaj tha se kjo është një tentativë e për t’u spostuar nga aferat e qeverisë dhe ndërhyrjes në lirinë e medias
Pavarësisht qëndrimeve kundër deputetëve demokratë të ngritura në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi mori si shembull Komisionin e Posaçëm të Parlamentit Europian, duke thënë se fusha e veprimit është shumë e gjerë. (A2 Televizion)