Kapriçot e motit, breshëri zbardh fshatrat në malin e Gramozit

Nga Artin Halili
23 Qershor 2024, 18:24 | Sociale

Reshje të dendura shiu shoqëruar me breshër në disa prej fshatrave të bashkisë së Kolonjës.

Intensiteti me i larte i breshërit ka qenë në fshatin turistik të Rehovës si dhe fshatrat e tjerë rrëzë pllajës së malit të Gramozit.

Burime bëjnë të ditur se reshjet e shiut shoqëruar me breshër në fshatin Rehovë kanë vazhduar për mbi 30 minuta, duke shkaktuar dëme të shumta në të mbjella.

Kryesisht dëmet janë shkaktuar në vreshtari dhe në këtë fshat përllogariten në masën 80%. Prani breshëri ka patur edhe në disa fshatra të fushës së Korçës, por nuk ka dëme serioze në bujqësi.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024