U rikthyen pas emigrimit, vështirësi me çmimet dhe krahun e punës në bujqësi

Nga Gazment Janku
21 Qershor 2024, 15:35 | Sociale

Pas vitesh në emigrim në Italinë e Jugut Bledari dhe disa bashkëfshatarë të tij u rikthyen në Libofshë, për të punuar tokat e tyre. Kultivimi i rrushit në sera, pasi e perfeksionuan në Siçili, erdhën dhe nisën ta kultivonin në vendin e tyre.

Sot mbi 35 ha me sera janë të mbjella me rrush. Prodhimi është i mbarë dhe cilësor dhe si shumica synon tregun e huaj, rajonal dhe me gjerë në Europë.

Por pas vitesh investimi në vendin e tyre si e shikojnë ecurinë e biznesit dhe a justifikojnë çmimet e tregut shpenzimet dhe mundin e fermerit në Shqipëri.

Mungesa e fuqisë punëtore vitet e fundit cilësohet si një problematikë serioze, që ndikon  drejtpërsëdrejti jo vetëm tek shërbimet që duhen të kryhen por edhe te përmbushja e kërkesave nga klientët.

Bujqësia është ndër sektorët më të pasigurt në vend, pasi luhatjet e çmimeve, mungesa e krahut të punës si dhe mbështetja e dobët nga shteti, nuk garantojnë as fitimin dhe as kthimin e investimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos