Kryeministri edhe në krye të Shkencës

Nga Ornela Joti
9 Tetor 2024, 16:49 | Sociale

Edhe shkencën në Shqipëri do ta drejtojë kryeministri. Kreu i qeverisë do të jetë kryetari i Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe kërkimit shkencor.

Ndërsa 7 ministra të tij, disa përfaqësues të agjencive në varësi të ministrive, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe vetëm 4 përfaqësues nga Universitetet, do të jenë anëtarë të këshillit. Ky organ i ri krijohet me ndryshimin e ligjit për shkencën dhe kërkimin shkencor, i cili ka nisur diskutimet në komisionet parlamentare, shkruan A2.

Edhe pse në universitete nuk bëhet shkencë dhe as kërkim i mirëfilltë shkencor, ligji për këtë fushë të rëndësishme ndryshon për të disatën herë. Gjatë diskutimit të projektligjit në komisionin e edukimit, opozita zgjodhi të braktisë seancën për një nga ligjet më të rëndësishme në vend.

Mungesa e demokratëve në komision e lehtësoi pozitën e ministres së arsimit dhe sportit që krah saj  projektligjit ishin deputetët e mazhorancës. Sipas Ogerta Manstirliut dhe të vetëve, ligji Iri për shkencën është një nga kushtet e BE për proceset integruese të vendit, shkruan A2 CNN.

Referuar projektligjit dhe veçanërisht nenit 10 për këshillin kombëtar të shkencës, ai do të ketë detyrë rekomanduese dhe monitoruese ne ecurinë e shkencës në vend. Por ky ka qenë dhe neni më i kontestuar nga përfaqësues të shkollave të larta të cilët e kanë cilësuar shkelje të autonomisë dhe ligjit të arsimit të lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos