Në kuadër të ditës ndërkombëtare të muzeve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë janë një sërë aktivitetesh që kanë kulmuar me prezantimin e fotove dhe objekteve të veçantë në mjediset e muzeut por edhe në veprimtaritë e zhvilluara në qendrën e qytetit antik.
Për Ornela Dyrmishin drejtoren e këtij Parku, promovimi përmes pjesëmarrjes së komunitetit është mjaft i rëndësishëm.
Ndërkohë dy misione arkeologjike, ai shqiptaro-francez dhe ai shqiptaro- gjerman së shpejti rifillojnë punën për zbulimin e monumenteve dhe sekreteve që fsheh nëntoka e këtij siti të rëndësishëm arkeologjik.
Muzeu i Apollonisë është një nga më të vjetrit e hapur në vend që prej viteve 50' dhe ka një ekspozitë mjaft interesante dhe të pasur. Për arkeologun Bashkim Vrekaj kjo është një pasuri mjaft e vyer e arkeologjisë dhe historisë shqiptare, e cila promovon dhe shërben si një pol tërheqës për turistë e vizitorë nga e gjithë bota.
Qyteti antik i Apolonisë është një nga sitet më të rëndësishëm të turizmit në vend dhe gjatë këtij viti parashikohet një fluks në rritje i vizitorëve, i cili ka nisur që në nisje të sezonit turistik. (A2 Televizion)