Rikthehet eventi i trajnimit “Rruga drejt Suksesit” nga biznesmeni Vasil Naçi. Ky event vjen përsëri në dy ditë, këtë të shtunë dhe të djelë, në datat 9 dhe 10 nëntor.
Në “Ditari i Mesditës” nga Denisa Pasholli në A2 CNN, investitori Eglent Bici dhe mjeshtri i meditimit, Sheki Useini, kanë dhënë arsye të ndryshme pse duhet të jemi pjesë e këtij trajnimi.
Bici tha se ky event është organizuar për 9 vite rresht dhe në të kanë marrë pjesë mbi 20 mijë persona, që kanë mësuar më shumë në rrugën drejt suksesit.
Ai shtoi se ky event bëhet me qëllim që të bëjë sa më shumë njerëz të suksesshëm, duke shtuar se aty kanë marrë pjesë shqiptarë nga gjithë shqiptaria në mbarë botën.
“Është i nënti vit radhazi që bëhet. Arsyeja pse bëhet nuk është për të qenë ‘rruga drejt suksesit’ të jetë e suksesshme, por për të bërë sa më shumë njerëz që të kenë sukses. Janë mbi 20 e ca mijë persona që kanë kaluar në procesin e këtyre trajnimeve dhe është një kontribut i shkëlqyer për gjithë shqiptarët në botë. Nga gjithë shqiptaria vijnë në trajnim”, tha Bici.
Nga ana tjetër, Useini tha se suksesi nuk është një gjendje strikte, por e përhershme, që ndryshon vit pas viti.
Ai shtoi se në këtë trajnim brenda 2 ditëve do sqarohen parametrat bazikë sesi do të ndërtohet suksesi në mënyrën e duhur, pasi sipas tij, mënyra e ndërtimit të suksesit përcakton edhe qëndrueshmërinë e tij më pas.
“Duke filluar nga ABC e suksesit. Suksesi nuk është një gjendje statike, por një lëvizje e përhershme. Gjërat ndryshojnë, ndryshimi është e vërteta absolute në univers. Ne nga dita në ditë ndryshojmë, lere më nga viti në vit. Kjo ndodh edhe me rrugën drejt suksesit.
Në këtë trajnim brenda 2 ditëve do sqarohen parametrat bazikë sesi do të ndërtohet suksesi në mënyrën e duhur. Mënyra sesi e ndërton suksesin do përcaktojë pastaj edhe qëndrueshmërinë e suksesit. Suksesi duhet të sjellë lumturi. Sepse çdo sukses që sjell lumturi është sukses i vërtetë”, tha Useini.
(A2 Televizion)