Shtëpitë "antipirat", gjetja e zgjuar për t’i shpëtuar plaçkitjeve

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2022, 14:59 | Lifestyle

Përballë kërcënimit të pushtuesve, banorët e një ishulli grek vendosën të zhvendosnin shtëpitë e tyre në male, në mënyrë që vendi të dukej i braktisur nga deti. Ky territor ka qenë gjithmonë i lakmuar nga të huajt, duke filluar nga persianët, romakët, bizantinët e deri tek osmanët. Gjithashtu, duke qenë një ishull me pasuri të shumta natyrore, i shquar për prodhimin e ullinjve dhe mjaltit, sulmohej shpesh edhe nga piratët.  

Pirateria nisi për herë të parë në këtë vend në shekullin I p.e.s, dhe gjatë sundimit romak (fundi i shekullit të 3-të p.e.s. deri në shekullin e 5-të të e.s.) dhe sundimit bizantin (shek. 5-12 të e.s.), ky fenomen u bë gati i pakontrolluar. 

Në pamundësi për të zmbrapsur agresorët e tyre, banorët e ishullit Icaria, vendosën të tërhiqeshin thellë në male, duke bërë që kushdo që do të afrohej në brigje, të mendonte se vendi ishte i braktisur. Të ashtuquajturat “shtëpi antipiratë”, këto banesa të gurta u ndërtuan në mënyrë të tillë që të ngjasonin me shkëmbinjtë dhe guroret.

“Epoka e tempujve madhështorë kishte përfunduar. Banorët po ndërtonin shtëpi për të mos u parë nga askush dhe për ta bërë këtë, duhej të shkonin lart në male, ku nuk mund të shiheshin nga deti. Do të ketë pasur shumë raste që nga koha romake e më tutje, kur ata mund të jenë fshehur përkohësisht në male, kështu që nuk ishte shumë e vështirë që ky të bëhej një realitet i përhershëm. Banorët e ishullit u fshehën në vargmalet Aetheras për më shumë se 3 shekuj, që u njohën si "shekujt e errësirës".

Eleni Mazari, drejtuese e një agjencie turistike

Përpos shtëpive, banorët ndërtuan në lartësitë e maleve edhe monumente të ndryshme apo vende adhurimesh. Qendra e dikurshme e jetës së epokës pirate tani është braktisur, përveç një banori që ende i qëndron besnik vendbanimit të të parëve të tij.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi