Shtyrja e rivlerësimit të pasurive, agjentët imobiliarë: Përfiton kush shet tani pronat

Nga A2 CNN
19 Qershor 2020, 16:32 | Ekonomi
Shtyrja e rivlerësimit të pasurive, agjentët imobiliarë:

Qytetarët që duan të bëjnë rivlerësimin e pasurisë së tyre për të paguar më pak taksë në momentin e shitjes kanë mundësi ta bëjnë këtë deri në fund të vitit 2020. 

Agjentët e pasurive të paluajtshme shpjegojnë se rivlerësimi me kushte lehtësuese është një ndihmë veçanërisht për ata që duan të shesin pronat e tyre në periudhë afatshkurtër dhe afatmesme. 

“Atyre që duan të shesin një pronë, rivlerësimi i kursen diku te 12%”, shprehet Luan Aliu.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, deri më tani janë kryer në total 19 906 aplikime. Qeveria ka parashkuar që përmes kësaj nisme të arkëtojë rreth 4 miliardë lekë në buxhetin e shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos