Si inxhinieri turk e paralajmëroi 3 vjet më parë katastrofën në Kahramanmaraş

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 17:20 | Bota

Tre vjet më parë, një ish-inxhinier gjeologjie, i quajtur Mehmet Kuruçay, doli para mediave dhe dha alarmin se zonat e Kahramanmaraş është në rrezik të madh në rast të ndonjë tërmeti të madh.

Dhe fatkeqësisht më e keqja ndodhi dhe inxhinierit i doli fjala, pasi tërmeti shkatërroi gjithçka në këtë zonë, duke u marrë jetën mijëra njerëzve të pafajshëm, si pasojë e neglizhencës.

“3 vjet më parë unë thashë që këto ndërtesa do të prishen. Toka ku janë ngritur këto pallate është e keqe dhe kam kërkuar atëherë që këto godina të prishen para se të bjerë ndonjë tërmet. Shumica e ndërtesave në zonën tonë janë 40-50 vjeçare. Ky është aluvion. Këtu nuk duhet të ndërtojmë ndërtesa të larta. Nuk duhet ta lejojmë këtë gjë”, tha në lidhje me parashikimin e tij inxhinieri turk. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/27/ekspertet-pas-termetit-te-sotem-ne-turqi-do-te-kete-te-tjere-rrini-larg-ndertesave-ne-rrezik/
https://a2news.com/2023/02/26/mahniten-ekspertet-lagja-e-ndertuar-120-vjet-me-pare-e-paprekur-nga-termetet-gjithcka-rreth-saj-e-shkaterruar/
https://a2news.com/2023/02/18/ekspertet-ngrene-alarmin-nje-termet-do-shkaterroje-edhe-teheranin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos