Sociologu ngre alarmin: Shoqëria shqiptare po “thinjet”

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2022, 20:36 | Aktualitet
Sociologu ngre alarmin: Shoqëria shqiptare po “thinjet”

“Largimi i të rinjve po sjell procese të tilla sikurse është plakja e popullsisë, po prishen balancat demografike në mënyrë të frikshme, po largohen të rinjtë dhe po mbeten të moshuarit. Në librat e mi them se, shoqëria shqiptare po bëhet një shoqëri me flokë të thinjura”.

Kështu u shpreh në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN sociologu Gëzim Tushi, teksa u fol për “8 dhjetorin dhe largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Tushi u shpreh më tej se largimet nga vendi janë normale, por jo në këto përmasa, pasi nuk janë thjesht për arsimim, por është kthyer në largim demografik.

“Pjesa më e madhe e atyre që largohen nga Shqipëria janë të rinj fare, studentë. Duhet të jemi objektivë në analizë. Tërheqja e Perëndimit, të pagave, të kushteve sociale, e të tjera, janë tërheqëse, por shqetësimi është se niveli i largimit është alarmant, nuk është thjesht arsimor, nuk është thjesht akademik, por është demografik, social, është kombëtar”, tha Tushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos