“Sonte pushojmë, nesër rifillojmë!”, doktor Alimehmeti falënderon mbështetësit

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2022, 08:10 | Politikë
“Sonte pushojmë, nesër rifillojmë!”, doktor

Pasi doli në balotazh në primaret e PD-së për kandidaturat në Bashkinë së Tiranës, doktor Ilir Alimehmeti ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe të rinjtë që e kualifikuan në raundin e dytë, i cili do të mbahet më 11 dhjetor.

Ai e konsideroi një garë të bukur dhe pozitive, raundin e parë të të primareve demokrate.

“Pas një gare të bukur dhe pozitive me kolegë demokratë të nderuar, raundi i parë kaloi me balotazh. Faleminderit të gjithë juve që më mbështetët, më votuat dhe më kualifikuat për raundin e dytë më 11 dhjetor 2022! Faleminderit shpirtit të bukur të të rinjve që m'u bënë krahë në çdo moment! Sonte pushojmë, nesër rifillojmë!”, shkruan Alimehmeti.

Në raundin e parë, Ilir Alimehmeti mori 2196 vota dhe do të shkojë në balotazh me Belind Këlliçin, i cili mori 4040 vota, por edhe pse mori më shumë vota se të gjithë, Këlliçi nuk mundi të kalojë pragun e 50% + 1 votë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos