Europa league, Atalanta ''turpëron'' Liverpool në Anfield

Nga Dea Kozma
12 Prill 2024, 16:40 | Sport

Europa league, Atalanta ''turpëron'' Liverpool në

Padyshim surpriza e mbrëmjes në Europa League ishte Atalanta e Berat Gjimshitit që turpëroi 3-0 Liverpool-in në Anfield duke i dhënë një leksion të mirë anglezëve. Edhe pse u nisën si jo favoritë, ekipi i Gapserinit ishte dominues dhe  hodhi një hap të sigurt drejt gjysmëfinales.

Xhanluka Skamaka zhbllokoi rezultatin në minutën e 38 të sfidës. Një gol që i dha më shumë siguri anglezëve për të besuar tek fitorja. Kaq mjaftoi për pjesën e parë ndërsa në të dytën The Reds u munduan të regaonin disi por pa sukses. Skenën sërish e mori Skamaka që shënoi dhe golin e dytë duke i dhënë më shumë qetësi italianëve.

Mirëpo, spektakli italian nuk përfundoi këtu. Në fund radha ishte e Mario Pasalic që shënoi dhe  vendosi heshtjen në stadium ndërsa mbylli çerekfinalen e parë me rezultatin final 3-0 . Italianët kanë hedhur një hap të sigurt në gjysmëfinale, ndonëse ka dhe 90 minuta të tjera që do të luhen pas një jave në Bergamo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos