Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 38%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 31%

Barcelona e Arabia Saudite ishin opsione, Messi zbulon për herë të parë si përfundoi në Amerikë

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2023, 20:32 | Futboll

Barcelona e Arabia Saudite ishin opsione, Messi zbulon për herë

“E vërteta është se kisha në tryezë disa opsione që ishin interesante, por më duhej të analizoja dhe mendoja shumë. Madje i diskutova me familjen time, përpara se të merrja vendimin përfundimtar për të ardhur në Miami. Opsioni im i parë ishte të kthehesha në Barcelonë, por nuk ishte e mundur. U përpoqa të kthehesha, por nuk ndodhi”.

Kështu është shprehur Lionel Messi pasi ka marrë çmimin si sportisti i vitit 2023 nga gazeta amerikano-veriore “Time”, teksa ka komentuar kalimin e tij në MLS.

Ylli argjentinas ka thënë më tej se në tavolinë kishte dy opsione Arabinë dhe Amerikën, ku në fund vendosi të shkonte në këtë të fundit.

“Është gjithashtu e vërtetë që kam menduar shumë për të shkuar në ligën saudite, sepse e njoh vendin dhe e di që kanë krijuar një kompeticion shumë të madh, i cili në të ardhmen mund të bëhet shumë e rëndësishme. Si ambasador i turizmit të vendit, ishte një destinacion tërheqës për mua, veçanërisht sepse më pëlqeu gjithçka që vizitova, për shkak të mënyrës sesi po rritet futbolli atje dhe përpjekjeve që po bëjnë për të krijuar një kompeticion të nivelit të lartë. Ishte Arabia Saudite ose MLS, dhe të dyja opsionet ishin shumë interesante për mua”, tha ai.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi