Djimshiti ngre lart trofeun e Europa League, Atalanta i shkakton Leverkusenit humbjen e parë sezonale

Nga A2 CNN
22 Maj 2024, 22:52 | Futboll

Djimshiti ngre lart trofeun e Europa League, Atalanta i shkakton Leverkusenit

Atalanta ka fituar Europa League pasi ka mundur Bayer Leverkusen me rezultatin 3-0. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Berat Djimshiti ngriti trofeun e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Evropë për herë të parë në historinë e klubit italian, pas një ndeshjeje perfekte të tij.

Ademola Lookman ishte heroi i bergamaskëve, me sulmuesin nigerian që shënoi 3 golat e ndeshjes.

Kjo ishte humbja e parë sezonale për Bayer Leverkusen, që fitoi titullin kampion në Gjermani duke mos humbur asnjë ndeshje, ndërkohë që do të luajë edhe finalen e Kupës së Gjermanisë në ditët e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos