Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

E bujshme nga Italia, Inter vëzhgon nga afër mesfushorin e kombëtares shqiptare

Nga Erald Kodhelaj
30 Tetor 2023, 15:52 | Futboll
E bujshme nga Italia, Inter vëzhgon nga afër mesfushorin e

Një tjetër futbollist shqiptar mund t'i bashkohet Interit. Lajmi i bujshëm vjen nga mediat italiane, sipas të cilave Ylber Ramadani ka përfunduar në radarët e skuadrës zikaltër.

Mesfushori i transferuar në fillim të këtij sezoni te Leçe ka shkëlqyer. Ai është kthyer në lojtarin kryesor të ekipit, teksa vlerësohet edhe mes futbollistëve me rendimentin më të lartë në Serie A. Kjo ka bërë që Interi ta vëzhgojë me kujdes 27-vjeçarin.

Drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio, po e monitoron personalisht situatën e mesfushorit të Kombëtares shqiptare. Madje, në dy raste ai i ka vëzhguar nga tribuna paraqitjet e kuqeziut.

Fakti që është kthyer në lider të Leçe, integrimi shumë i shpejtë në elitën e futbollit italian, por edhe cilësitë e shfaqura në fushë kanë bërë që tek Interi ta konsiderojnë si alternativë. Lojtari me vlera të tilla i shërben shumë një skuadre që luan shumë ndeshje mes kampionatit dhe kupave të Europës.

Ausilio e ka vëzhguar personalisht Ramadanin në ndeshjen me Monza-n gjatë muajit shtator. Ai shfrytëzoi edhe vizitën në Tiranë për ta ndjekur në miqësoren e Kombëtares me Bullgarinë, por mesfushori u aktivizua vetëm në sekondat shtesë, pas energjive të shpenzuara me Çekinë.

Vlera e Ramadanit është shumëfishuar, krahasuar me 1,2 milionë eurot e blerjes nga Aberdeen. Tek Interi po e studiojnë si investim, pse jo për ta aktivizuar përkrah Kristjan Asllanit dhe të krijojnë te zikaltërit mesfushën magjike të Kombëtares, që ka befasuar Europën.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani