Gjermania nuk e grumbulloi, Shqipëria e ëndërron, Brajan Gruda përgjigjet me gol

Nga A2 CNN
18 Maj 2024, 16:25 | Futboll

Është talenti i Gjermanisë U21 dhe ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm më Mainzin në Bundesliga, por Jurgen Nagelsamn nuk e përzgjodhi në listën e kombëtares për EURO2024.

Në krahun tjetër Shqipëria e ëndërron ta ketë në ekip Brajan Grudën, për golat, klasin dhe personalitetin që tregon në fushë.

Teksa përflitet se ka pasur një takim mes tij dhe teknikut Sylvinho, e së FSHF mund të tentojë ta joshë me një biletë për Europianin, vetë 19-vjeçari shkodran vijon të shkëlqejë në fushë.

Pasditen e sotme ka gjetur golin e 4 sezonal, teksa numëron edhe dy asiste në 27 ndeshje të luajtura. Në javën e fundit të Bundesligës, Gruda ka shënuar në sfidën që Mainz po luan kundër Ëolfsburg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos