Lionel Messi është edhe zyrtarisht fitues i "Topit të Artë". Në ceremoninë e zhvilluar në Paris, ylli argjentinas fitoi për herë të tetë trofeun prestigjioz, duke thelluar rekordin e tij të jashtëzakonshëm.
Një vlerësim natyral, që vjen pas triumfit në Botërorin 2022 në Katar. Messi kaloi finalistët e tjerë, De Brujn, Mbape dhe Haland.
Ai bëhet gjithashtu edhe i pari fitues në histori që nuk luan në Europë, pas transferimit te Inter Majemi në Shtetet e Bashkuara.
LIONEL MESSI IS THE 2023 MEN’S BALLON D’OR!
— Ballon d'Or #ballondor (@ballondor) October 30, 2023
Eight Ballon d’Or for Argentina hero! ????????#ballondor pic.twitter.com/1slOJ6EoKj
Për sa i takon çmimeve të tjera të rëndësishme, Xhud Belingam u shpall "Lojtari i ri më i mirë", Erling Haland fitoi çmimin "Gerd Myler" si Sulmuesi më i mirë dhe Emiliano Martinez u shpall Portieri më i mirë.
Mançester Siti u vlerësua si klubi i sezonit për meshkuj, ndërsa Barcelona fitoi çmimin për femra. "Topi i artë" për femra u fitua nga Aitana Bonmati e skuadrës katalanase. (A2 Televizion)