Juventus zhgënjeu sërish teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Lecces në ndeshjen e javës së 14 në Serinë A.
Bardhezinjtë u shfaqën më kërkues në fillim, por fati nuk ishte në anën e tyre. Në minutën e 15, vetëm shtylla i mohoi golin ekipit nga Torino. Me fillimin e fraksionit të dytë, vendasit u përpoqën për të krijuar disa raste, por pa rrezik.
Në minutën e 68 një goditje me të majtën nga jashtë zone e Andrea Cambiasos u devijua dhe u ndal në rrjetë, për t’i dhënë avantazhin bardhezinjve. Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan deri në fund dhe kur të gjithë mendonin se ndeshja ishte mbyllur, Ante Rebic la dhe firmën e tij dhe vulosi rezultatin 1-1.
Sa i përket dy futbollistëve shqiptar të Lecces, Ramadani luajti për 75 minuta, ndërsa Medon Berisha ka lënë pas dëmtimin dhe qëndroi në stol për të gjithë takimin.
Ky ishte barazimi i tretë radhazi për djemtë e Mottas. Me 26 pikë, Juventusi shkon në vendin e gjashtë ndërsa Lecce mbetet në zonën e ftohtë me vetëm 13 pikë pas 14 javësh. (A2 Televizion)