Tirana udhëton në Durrës me synimin e vetën për të konsoliduar vendin e tretë në renditje. Bardheblutë përballen me Teutën që është e dënuar për të fituar.
Ecuria negative e durrsakëve, ka bërë që prej disa javësh të mbajnë vendin e fundit në klasifikim dhe për këtë, fitorja është një detyrim për skuadrën e Edi Martinit.
Megjithatë, trajneri Julian Ahmataj nuk i kushton rëndësi statistikave por vlerëson maksimalisht kundërshtarin. Në konferencën për shtyp, ai tregoi se Tirana do të hyjë në fushë vetëm për 3 pikë. Në anën tjetër Egnatia kryesuese luan me Kukësin.
Dy skuadra me objektiva të ndryshëm do të matin forcat në Kukës Arena . Rrogozhinasit, pavarësisht se me shumë ndryshime nga faza e parë e kampionatit kërkojnë maksimumin në duelin me verilindorët dhe të mbajnë distancë nga Partizani i vendit të dytë.
Takimet e tjera do të luhen të shtunën, Partizani sfidon Laçin në shtëpi, Erzeni pret Vllazninë në stadiumin e Rrogozhinës, ndërsa Dinamo udhëton në Korçë përballë Skënderbeut. (A2 Televizion)