Namibia regjistroi fitoren e parë historike në finalet e Kupës së Afrikës, pas suksesit minimal përballë Tunizisë.
Sfida u vendos nga goli i Deon Hoto në sekondat e fundit të lojës. Ndeshja ishte e luftuar nga të dyja ekipet, pavarësisht diferencës me 87 vende që ato kanë në renditjen botërore të FIFA-s.
Historiku dhe statistikat në fakt nuk shërbyen, pasi Namibia fitoi. Për Tunizinë mbetet detyra që të ndryshojë ecurinë prej ndeshjes së dytë ndaj Malit.
Në takimet e tjera, suksese regjistruan Mali dhe Burkina Faso. (A2 Televizion)