E ardhmja e Jose Mourinhos, në Europë nuk e duan

Nga A2 CNN
17 Janar 2024, 16:48 | Futboll

E ardhmja e Jose Mourinhos, në Europë nuk e duan

Asnjë skuadër europiane nuk e do Jose Mourinhon.

Situatat jo komode që krijon dhe sherret e vazhdueshme të portugezit në Premier League angleze, La Liga-n spanjolle apo Serie A italiane në klubet ku ka punuar, kanë bërë që ekipet e mëdha të mos e mendojnë si kandidat.

Për më tepër, edhe përfaqësuesja e Brazilit e gjeti trajnerin e ri dhe kjo ka bërë që alternativat në dispozicion të jenë të pakta.

Për këtë arsye, Mourinho po studion mundësinë e largimit nga Kontinenti i Vjetër, ku një opsion është Arabia Saudite. Më parë trajneri ka deklaruar se një ditë mund të punonte atje dhe duket se ajo kohë ka ardhur.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos