Egnatia vijon me përforcimet në merkato. Së fundmi klubi ka prezantuar Rezart Ramën si afrimin më të fundit në skuadër.
Futbollisti 23 vjeçar, i cili luan në rolin e mbrojtësit ka nënshkruar një kontratë për 2 sezone e gjysmë me rrogozhinasit dhe menjëherë është vënë nën urdhrat e trajnerit Edlir Tetova.
Në të kaluarën e tij, ai është aktivizuar në Kanada dhe Greqi ndërsa në kampionatin shqiptar, kjo do të jetë aventura e tij e parë. (A2 Televizion)