Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Manaj sinjal për Sylvinho, shënon golin e 12-të sezonal

Nga Erald Kodhelaj
18 Janar 2024, 15:40 | Futboll

Manaj sinjal për Sylvinho, shënon golin e 12-të sezonal

Rey Manaj është padyshim sulmuesi më në formë i momentit për Kombëtaren. 26-vjeçari me një të kaluar te Interi dhe Barcelona po shkëlqen në Turqi, ku përveç se në kampionat është vendimtar edhe në Kupë.

Ai shënoi golin që i dha fitoren 3 me 2 Sivaspor-it dhe e kualifikoi skuadrën në fazën e 1/8.

Manaj finalizoi një kundërsulm të shpejt në minutën e 81, me një goditje nga jashtë zonës që kishte forcë dhe teknikë të admirueshme.

Kjo ishte rrjeta e 12-të sezonale për sulmuesin në të gjitha aktivitetet gjatë këtij sezoni. Një mesazh edhe për trajnerin Silvinjo, duke rritur konkurrencën në repartin sulmues të Kombëtares përpara startit të Euro 2024.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi