Finalja e Kupës së Italisë për vitin 2024 do të vendosë përballë Juventusin dhe Atalantën. Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Fiorentinës, bluzitë përmbysën rezultatin. Sfida në Bergamo përfundoi me rezultatin 4-1 në favor të ekipit të Berat Gjimshitit.
Kopmajners i dha avantazhin vendasve, ndërsa vjollcët edhe pse ishin me dhjetë lojtarë, pas kartonit të kuq të Milenkoviç në të 55-ën, arritën të barazonin shifrat me Martinez Kuartan. Atalanta shfrytëzoi avantazhin numerik dhe shënoi golin e dytë me Skamakën në të 75-ën.
Kur dukej se ndeshja do të kalonte në shtesa, Lokman realizoi golin e tretë në minutën e pestë shtesë, ndërsa Pasaliç disa çaste më pas vulosi pokerin fitues. Finalja e Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Atalantës do të luhet më 15 maj në stadiumin Olimpik të Romës. (A2 Televizion)