Në momentin vendimtar të sezonit, Liverpuli nuk gjen forca të dalë nga momenti negativ. Skuadra e Jurgen Klop u dorëzua 2-0 në derbin përballë Evertonit dhe vazhdon të humbasë terren në garën për titullin në Premier Ligë. Disfata fatale bëri që Reds ta shohin veten në 3 pikë distancë nga Arsenali, kryesues i përkohshëm i kampionatit.
Branthuejt në të 27-ën zhbllokoi ndeshjen, duke kaluar Evertonin në avantazh. Tentativat e Liverpulit për të barazuar rezultatin u përballën me pritjet spektakolare të portierit Pikford, që nuk lejoi rrjetën të prekej.
Salah dhe Nunjez nuk arritën të shënonin, teksa në krahun tjetër nuk gaboi Kalvert-Leuin, që dyfishoi rezultatin përpara se kronometrit të tregonte një orë lojë.
Një sukses jetik për Evertonin, që i shkëputet me 8 pikë zonës së rënies nga kategoria. (A2 Televizion)