Dygolëshi i Bruno Fernandes udhëhoqi Mançester United drejt triumfit kundër Shefild. Ndeshja në “Old Traford” përfundoi me fitoren 4-2 të “Djajve të Kuq”.
Edhe pse rezultati duket i thellë, ishin miqtë ata që shënuan të parët me Bogli, që në pozicion fare pranë portës e dërgoi topin në rrjetë. United arriti të barazonte përpara pushimit ndërmjet pjesëve me Meguajër, por në të 50-ën ishte sërish Shefilld që kaloi në avantazh me Brereton Diaz.
Në këtë situatë të vështirë për ekipin e Ten Hag, Bruno Fernandes mori rolin e shpëtimtarit. Fillimisht ai barazoi me penallti dhe në të 81-ën firmosi përmbysjen e Mançesterit me një goditje nga jashtë zone. Sfida u mbyll tre minuta më pas nga Hojlund, duke bërë që United të ngjitet në vendin e gjashtë në renditje, në kuotën e 53 pikëve. Shefilld në anën tjetër është vetëm një hap larg rënies nga kategoria. (A2 Televizion)