Sondazh: A kujdeseni për datat e skadencës së produkteve ushqimore?
  • Gjithmonë 69%
  • Rrallë 19%
  • Asnjëherë 13%

Media shqiptare humb një profesionist të madh, vdes në moshën 78-vjeçare mjeshtri i gazetarisë sportive

Nga A2 CNN
31 Tetor 2023, 17:05 | Futboll

Media shqiptare humb një profesionist të madh, vdes në

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare gazetari dhe “Mjeshtri i Madh” Bedri Alimehmeti. Ai lindi në vitin 1945 në Tiranë.

Alimehmeti ka botuar ndër të tjera tregimet si “Tirana e përgjakur”, për ekzekutimet pa gjyq që u bënë në Tiranë në muajt tetor-nëntor të vitit 1944.

“Masakra e terrorit komunist në Tiranë, 28 tetor 1944–16 nëntor 1944” (Tiranë, 2001); “Skënder Halili: vezullimi i një ylli” (Tiranë, 2008), “Shyqyri Rreli: një jetë për futbollin shqiptar” (Tiranë, 2010), janë disa nga botimet e tij për fushën sportive.

Ai njihet edhe për kontributin dhe përkushtimin si gazetar sportiv në disa të përditshme në vend.

A2 CNN Livestream

Dita jonë